Kuvendi mblidhet nesër në seancë, do të votohen ministrat e rinj

Ditën e nesërme, në orën 10:00 do të mblidhet, Kuvendi në seancë plenare.

Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës. Më pas do të ketë vend për diskutim për propozimet e kreut të qeverisë.

Pjesë seancës do të jetë dhe votimi i kabinetit të ri qeverisës. Pas kësaj procedure, emrat në të gjitha dikasteret e zgjedhura do të duhet të betohen para Presidentit të Republikës.

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

/albeu.com/


Shtuar 15.09.2021 14:13