Kuvendi Kombëtar i PD, miratohet komisioni i punimeve

Është miratuar komisioni i punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili është propozuar të mblidhet nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Komisioni përmbahet nga Jemin Gjana, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Indrit Sefa dhe Merita Bakiu. Ndërkohë, u votua dhe sekretariati teknik, i cili përbëhet nga 3 anëtarë, konkretisht; Elvis Xhako, Irsida Shehi dhe Endri Kokoshi.

Ky komision do të kalojë për votim edhe statutin e ri të PD-së, në të cilin thuhet se kryetari nuk ka detyrim të japë dorëheqjen kur humbet zgjedhjet.


Shtuar 2.09.2023 11:34