Kuvendi i PD, Xhaferaj: Rama krenar sot për Bashën, gjithçka është kthyer në biznes

Deputei demokrat Ferdinant Xhaferaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Komëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha.

Sipas Xhaferajt, Kuvendi i sotëm i solli ndërmend një shprehje të miliarderit George Soros, i cili shprehej se çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politika, dhe se kjo minonte shoqërinë.

Më tej Xhaferaj shprehet se kryeministri Rama sot është krenar për Bashën dhe për mbështetjen që i ka dhënë.

Postimi i Ferdinand Xhaferajt:

Aktiviteti i sotëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më kujtoi një shprehje të miliarderit George Soros që thotë: “Ligji është bërë biznes, kujdesi shëndetësor është bërë biznes, politika gjithashtu është bërë biznes. Kjo realisht e minon shoqërinë”.

Rama duket shumë i ngarkuar me asamblenë e të hënës që nuk ka arritur të bëjë asnjë promo për pallatin “Asllan Rusi” që sot ishte kthyer në një Land of FamilyMark Communication.

Pra, takimi i sotëm ishte një demonstrim i Lulëzimit të Biznesit dhe Rama ka të gjithe të drejtën të krenohet për mbështetjen e dhënë./albeu.com


Shtuar 2.09.2023 17:10