Kuvendi cakton datën dhe orën kur do të votohet raporti për shkarkimin e Metës

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar sot datën se kur do do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se seanca do të zhvillohet të mërkurën, më datë 9 qershor, në orën 10:00.

Për të shkarkuar kreun e shtetit,maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak se 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve. Nëse Kuvendi voton pro, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Kujtojmë se, 49 deputetë të PS kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta për shkelje të Kushtetutës gjatë fushatës zgjedhore./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 11:30