“Kutia e Pandorës” në duart e Selin: Çoj në nominim Mirin dhe Rogertin

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” sërish ka dhuruar momente të paharrueshme dhe shumë të qeshura, këtë herë falë iniciativës së Selin. Banorja vendosi të improvizojë hapjen e “Kutisë së Pandorës”, duke krijuar një skenar të vetin që shkaktoi humor dhe surprizë mes pjesëmarrësve.

Për herë të parë, Selin u përball me këtë sfidë në mënyrë të imagjinuar, duke iu drejtuar moderatorit Ledion si të ishte e vërtetë. Ajo lexoi “zarfe” imagjinare, duke filluar me një dhuratë për veten: një udhëtim surprizë për të dhe partnerin e saj. Por, sipas rregullave imagjinare të kutisë, pas çdo të mire vinte edhe një sfidë, nominimi kokë më kokë i banorëve më pak të pëlqyer.

Të lidhura

None found

“Faleminderit që e respektuat kutinë time që s’erdhi kurrë. Atëherë Ledion, pranoj ta hap. Zarfi i bardhë: Selin, urime, kjo tregon që sapo ke hapur kutinë e Pandorës. Ty dhe dashurisë tënde Gimbos ju dhurojmë një udhëtim falas në një destinacion surprizë. Selin, pas çdo të mire vjen një e keqe. Duhet të çosh në nominim kokë më kokë personat më pak të pëlqyer… Me thënë të drejtën dua ta provoj veten time se gjithë kjo sfidë ka qenë shumë e vështirë për mua Ledion, dhe kam dashur të tregoj sa vajzë luftarake jam këtu brenda. Edhe Brikenën gjithmonë e kam pasur personale dhe është momenti t’i tregoj Brikenës që unë nuk kam frikë nga ajo për të dalë kokë më kokë… prandaj, ngaqë dua të provoj veten në këtë nominim, çoj Rogertin dhe Mirin.”


Shtuar 9.04.2026 11:38