kushtetuta Archives - Albeu.com

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”, ka ngjallur jehonë të madhe mediatike. Por sot, kjo figurë virtuale mori një dimension zyrtar, pasi Presidenti Bajram Begaj nënshkroi dekretin që i jep Ramës të drejtën për formimin e qeverisë së re.

Në dekret theksohet se përgjegjësia për ngritjen dhe funksionimin e këtij ministri i takon vetë kryeministrit Rama:

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella’”, – shkruhet në dekretin e Presidentit.

Kjo ka hapur menjëherë debatin nëse një vendim i tillë bie ndesh me Kushtetutën. Pyetja që ngrihet është e qartë: a mund të zgjidhet ministër një produkt i Inteligjencës Artificiale?

Kushtetuta jep një përgjigje të prerë: Jo.

Sipas nenit 45, ligjvënës mund të zgjidhet çdo shtetas mbi 18 vjeç, me kapacitet të plotë mendor dhe me figurë të pastër penale. Po ashtu, neni 103 përcakton se ministër mund të emërohet vetëm dikush që ka cilësitë për deputet.

Në asnjë nen të Kushtetutës nuk parashikohet që një subjekt virtual, apo një produkt teknologjik, të ketë të drejtën e përfaqësimit si deputet apo ministër. Kësisoj, dekretimi i “Diellës” si ministre virtuale shihet si një shkelje e hapur e Kushtetutës.

Ndërkohë, dekretin e Begajt, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e ka quajtur qesharak dhe antikushtetues, duke nxjerrë edhe nenet në Kushtetutën e vendit, ku përcaktohet qartë se kush mund të vendoset Ministër.

Pas reagimeve në media, Presidenca ka dalë me sqarim, duke theksuar se sot është dekretuar vetëm kryeministri Rama dhe se ‘Diella’ do të jetë në funksion të tij.

Me anë të një njoftimi, Presidenca thekson se sot është deklretuar vetëm kryeministri dhe asnjë ministër. Ndërkohë që shton se ‘Diella’ është funksion që i ka kaluar kryeministrit Rama.

Reagimi i Presidencës:

Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.

Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene. /albeu.com/

The post Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta? appeared first on Albeu.com.

Kuvendi seancë të posaçme për 25-vjetorin e Kushtetutës, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në Reformën në Drejtësi
Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar këtë të hënë, 27 nëntor, një seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës së Shqipërisë. Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij tha se sfida e sistemit gjyqësor sot është se po përballet me një numër të lartë dosjesh që janë në shqyrtim, ndërsa theksoi se synim mbetet afrimi i drejtësisë me eficencë, barazi para ligjit e transparencë, te qytetarët shqiptarë.

Begaj: Rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve e realiteteve të reja duhet vlerësuar me kujdes, maturi, e ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen evropianë, parimet themelore e shtyllat kryesore të saj. Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim. Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë. Rezultatet e saj ndihmojnë në rritjen e cilësisë ligjvënëse dhe kontrollit kushtetues.

Ndër të tjera, Presidenti tha se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në Reformën në Drejtësi.

Begaj: Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit tonë për një Shqipëri demokratike dhe europiane, kjo kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë të mbështetur e të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë ku një rol të veçantë ka luajtur edhe komisioni i  Venecias. Ndër vite ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancat e pushtetit pavarësia mbi gjyqësorin, zgjedhjet, drejtësia kushtetuese dhe mbrojtja e lirive themelore kanë qenë vendimtare. Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë shumë të rëndësishme më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë, ishte jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern./albeu.com

The post Kuvendi seancë të posaçme për 25-vjetorin e Kushtetutës, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në Reformën në Drejtësi appeared first on Albeu.com.

Kremtohet fillimi i punës për kushtetutën e Gjermanisë
Më 1 shtator 1948, Këshilli Parlamentar filloi punën në Bonn. Ai hartoi Kushtetutën e Gjermanisë. Ish-presidenti gjerman Gauck e vlerësoi kushtetutën si një themel të sigurt për demokracinë.

Pikërisht 75 vjet pas hapjes së Këshillit Parlamentar, përfaqësues të organeve kushtetuese gjermane kujtuan fillimet e punës për Kushtetutën e Gjermanisë, Ligjin Themelor. Ish-presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck mbajti fjalën e rastit në ceremoninë në Bon. “Ne u detyrohemi shumë grave dhe burrave të Këshillit Parlamentar,” tha ai në Muzeun e Historisë së Natyrës Koenig. Ky është vendi ku u mblodh për herë të parë Këshilli Parlamentar më 1 shtator 1948.

Gauck theksoi më tej se Kushtetuta ishte një bazë e sigurt. “Por shkalla në të cilën ajo përdoret në drejtim të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes varet nga qytetarët,” tha Gauck. “Kjo varet nga ne.” Demokracia ka nevojë për qytetarë që nuk e konceptojnë shtetin vetëm si një institucion ndihmës, por që bëhen arkitektë të tij. “Shteti, demokracia – jemi ne”.

“Demokracia nuk është e vetëkuptueshme”

Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas tha: “Ligji themelor i përkohshëm është bërë një histori suksesi”. Por nuk ka nevojë të predikohet, shtoi ajo. Demokracia e lirë nuk është e vetëkuptueshme. Partitë dhe parlamentet duhet të provojnë mënyra të reja për të angazhuar e përfshirë njerëzit. Ne duhet të bashkohemi kundër atyre “që duan një vend në të cilin dinjiteti i njeriut nuk është i paprekshëm”.

Kancelari Olaf Scholz tha në kuadër të ceremonisë se ishte e rëndësishme të kuptohet “se kjo demokraci më e mirë që kemi pasur ndonjëherë në Gjermani është gjithashtu një demokraci që ne duhet ta mbrojmë”.

Ligji themelor për një shtet të Gjermanisë Perëndimore

Nga 1 shtatori 1948, 61 meshkuj dhe katër femra të Këshillit Parlamentar hartuan Ligjin Themelor për një shtet të Gjermanisë Perëndimore. Muzeu Koenig ishte një nga ndërtesat e pakta që nuk u dëmtuan gjatë luftës. Diskutimet faktike u zhvilluan në Akademinë Pedagogjike, që ndodhet 500 metra larg.

Më 23 maj 1949, Ligji Themelor u nënshkrua përfundimisht në Bon – dhe u miratua përsëri në vitin 1990 me ribashkimin e Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore./DW

The post Kremtohet fillimi i punës për kushtetutën e Gjermanisë appeared first on Albeu.com.

Abdixhiku: Shtatë ministra të Kurtit kanë shkelur Kushtetutën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se janë disa ministra të Qeverisë Kurti II që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Janë 7 ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese dhe s’janë turpëruar fare. Ata është dashur të japin dorëheqje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se partia që udhëheq ai do të vazhdojë betejën nga ulëset e Kuvendit dhe brenda institucioneve.

I pari i LDK-së tha se shoqëria në Kosovë duhet të organizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse kundër kësaj theqafje.

“Ne kemi vendosur që betejën ta bëjmë brenda institucioneve dhe përmes institucioneve ne kemi rrëzuar ligje që kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Ai tha se shumica e ministrave, në Kuvend recitojnë pjesë të propagandës të Vetëvendosjes.

Sipas tij, Albin Kurti po e përdor Kuvendin për të sulmuar shoqërinë dhe mediat.

Abdixhiku tha po ashtu se kryeministri Albin Kurti ka dal kundër komunave të LDK-së.

The post Abdixhiku: Shtatë ministra të Kurtit kanë shkelur Kushtetutën appeared first on Albeu.com.

Taravari për “Zërin e Amerikës: Gjuha Shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, nga Uashingtoni, foli për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, Taravari u shpreh se partia e tij është për lista të hapura, ndërsa mbetet për t’u diskutuar se sa njësi zgjedhore duhet të ketë.

“Kërkesat e partive më të vogla maqedonase janë për një njësi zgjedhore dhe të ketë lista të hapura. Për lista të hapura jemi të gjithë pro, pa përjashtim. Mbetet për t’u disktuar nëse do të kemi një njësi zgjedhore, 6 njësi zgjedhore sikurse tani ose propozimi i partisë sonë që është 8 njësi zgjedhore”, u shpreh Taravari.

Në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, kryetari i ASH-së, u shpreh se partia mbështet ndryshimet kushteteuse dhe uroi që sa më shpejtë të ndodhin këto ndryshime.

“Kërkesa jonë është heqja e 20%. Në Maqedoni gjuhën shqipe e kemi zyrtare, por quhet gjuha të cilën e përdorin 20% e qytetarëve dhe kërkesa jonë është që 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Këtë e pëkrahin të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë politike maqedonase deklarativisht”, u shpreh kreu i ASH-së, Taravari.

Ai shtoi se kërkesa e tyre do të shkojë deri në fund, në mënyrë që gjuha shqipe edhe zyrtarisht të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në pyetjen se si dilet nga situata me dështimin e gjyqësorin të Maqedonisë, Taravari theksoi se, shteti i së drejtës është një nga pikat më të dobëta të Maqedonisë.

“Shteti i së drejtë është njëra prej pikave më të dobëta të funksionimit të shtetit të Maqedonisë dhe për këtë kemi marrë plot rekomandime edhe prej faktorit ndërkombëtar, por edhe prej ambasadorëve me relevancë. Tani Ministrinë e Drejtësisë e udhëheq kuadri i Aleancës për Shqiptarët dhe besoj se tashmë kanë nisur disa procedura për t’i stabilizuar gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Taravari.

Ai beson se duhet të gjendet një mënyrë për ta pastruar sistemin gjyqësor, siç është vetingu ose ndonjë formë tjetër.

“Besueshmëria e qytetarëve në sistemin gjyqësor është 4-8%. Kjo është katastrofale. Besoj se gjatë kësaj periudhe, me ndryshimet që do t’i propozojmë si Ministri e Drejtësisë, kjo besueshmëri do të rritet dhe qytetarët do ta vërejnë se ka ndryshime në sistemin gjyqësor”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari, për zërin e Amerikës.

The post Taravari për “Zërin e Amerikës: Gjuha Shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë appeared first on Albeu.com.

Asambleja e Republikës Sërpska kërkon dorëheqjen e serbëve nga Kushtetuesja e Bosnjës
Asambleja e Republikës Sërpska (RS) miratoi të mërkurën, më 26 prill, konkluzionin, përmes të cilit u bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit serb, të japin dorëheqjen.

Konkluzioni hyn në fuqi një ditë pas miratimit dhe zgjat, siç thuhet, derisa Asambleja e Republikës Sërpska të marrë një vendim tjetër.

Në favor të konkluzionit votuan 47 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm. Asambleja e Republikës Sërpska përbëhet nga gjithsej 83 deputetë.

Shkak për një vendim të tillë, siç deklaruan përfaqësuesit e partive në pushtet, janë veprimet “anti-Dejton” dhe “antikushtetuese” të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, duke iu referuar posaçërisht vendimeve të asaj gjykate për pronën shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Asambleja i ngarkoi përfaqësuesit e Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës që të përgatisin sa më shpejt Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilin do të përcaktohej përbërja pa gjyqtarë të huaj.

Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, theksoi gjatë debatit se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës mund të marrë vendime pa gjyqtarët serbë, por do të humbasë “ligjshmërinë dhe legjitimitetin”.

“Do të humbin gjysmën e Bosnjës dhe Hercegovinës, do ta humbin pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në atë institucion. Ashtu siç i mbajtën zgjedhjet në Kosovë me dy ose tre për qind pjesëmarrje dhe dolën vetëm 13 serbë. Por, zyrtarët evropian çdo mbrëmje garojnë duke thënë se kjo është legjitime, e pranueshme për ta. Kështu do të përpiqen të njohin edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Vishkoviq.

Lidhur me kërkesën që gjyqtarët nga Republika Sërpska në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës të japin dorëheqjen, u diskutua në kontekstin e konkluzioneve të Asamblesë së Republikës Sërpska nga 17 shkurti i vitit 2020, kur deputetët miratuan një dokument në lidhje me “aktivitetet anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës”.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetues është vetëm një gjyqtar nga radhët e popullit serb, Zllatko Knezheviq, sepse mandati i Miodrag Simoviqit përfundoi nëntorin e kaluar kur ai mbushi 70 vjeç.

Asambleja e Republikës Sërpska nuk u mblodh për të zgjedhur një gjyqtar të ri.

“Nuk është e njëjta gjë nëse njeriu ynë është ulur atje apo njeriu ynë i bindet, respekton dhe zbaton përfundimin e Asamblesë së Republikës Sërpska”, theksoi Vishkoviq.

Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës përcakton që Asambleja e Republikës Sërpska i zgjedh dy gjyqtarë nga gjithsej nëntë në atë organ gjyqësor.

Seanca është mbajtur zyrtarisht me kërkesën e 29 deputetëve.

Folësi kryesor, Igor Zhuniq, sheg i Grupit Parlamentar të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, theksoi se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës është shndërruar nga një “mbrojtës i Kushtetutës në një kushtetutë-bërës”.

Zhuniq tha se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës është kthyer në një “faktor destabilizimi” dhe se ajo shërben si një “armë politike për shpronësimin” e Republikës Sërpska.

Zhuniq shtoi se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës, me vendimet e saj po përpiqet të konfiskojë pronën e Republikës Sërpska dhe se ky entitet nuk e ka dhënë pëlqimin për zgjerimin e Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës kur bëhet fjalë për pronën.

Si shembull, ai përmendi masën e përkohshme, me të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ndaloi zbatimin e Ligjit për pronën e paluajtshme, i cili përdoret për funksionimin e autoriteteve publike të Republikës Sërpska, gjë që, siç u theksua, është antikushtetuese.

U miratua edhe Informacioni për konkluzionet e vitit 2021

Deputetët miratuan edhe Informacionin për konkluzionet e miratuara më 10 dhjetor të vitit 2021, në Asamblesë së Republikës Sërpska, kur deputetët ngarkuan qeverinë e entitetit që dërgojë në procedurë ligjet për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizën, për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, si dhe ligjet e fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Në dokumentin e ri, të miratuar, nuk përcaktohet një afat kohor, por është vendosur formulimi “kur të plotësohen kushtet e duhura”.

Të gjitha këto ligje ekzistojnë në nivelin e Bosnjë e Hercegovinës, sepse bëhet fjalë për kompetenca shtetërore. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk lejon kthimin e njëanshëm të juridiksionit nga shteti te entiteti.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vendimit të mëparshëm të Asamblesë për tërheqjen e pëlqimit për të katër pikat e përmendura, kompetencat e transferuara, por rezervojmë të drejtën të marrim vendime të pavarura kur dhe nëse është e nevojshme, pa u kufizuar në afate kohore”, theksoi Igor Zhuniq.

Ramiz Sallkiq, anëtar i Klubit të deputetëve “Lëvizja për shtetin”, reagoi ndaj qëndrimeve të partisë në pushtet, duke thënë se Republika Sërpska po e shembë Bosnjë e Hercegovinën duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të saj.

Ai, gjithashtu, theksoi se qytetarët e Republikës Sërpska jetojnë nga “Bosnje e Hercegovina, përfitimet dhe paratë e saj nga Administrata e tatimeve indirekte”.

Sallkiq kritikoi gjithashtu shpenzimin, siç pretendon ai, të 750,000 markave (rreth 380,000 euro) për festimin e 9 janarit si Dita e Republikë Sërpska, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës.

Duke iu përgjigjur Sallkiqit, kryetari i Asamblesë së Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, pohoi se qytetarët e Republikës Sërpska dhe Federata boshnjake-kroate financojnë Bosnjën, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina nuk e financon Republikën Sërpska “me asnjë qindarkë”.

Partitë opozitare e kanë quajtur diskutimin si “farsë”, marrë parasysh se, siç kanë thënë, po diskutohen për konkluzione të miratuara më parë, të cilat nuk janë zbatuar kurrë.

“Për ne janë problem të gjitha deklaratat tuaja, përfundimet, deklaratat që janë shkronja të vdekura në letër. Ju i keni bërë të pakuptimta dhe i keni zhvlerësuar të gjitha konkluzionet e Asamblesë kohët e fundit”, tha Vukota Govedarica, deputet i Partisë Demokratike Serbe (SDS).

Govedarica tha se shpreson që në seancë do të shqyrtohet edhe “diçka tjetër”.

“Ju po ngrini një atmosferë me tone të larta, ndaj jam i shqetësuar për të gjitha këto, për këto dy informacione që keni dërguar”, tha Govedarica.

Çfarë i parapriu seancës së posaçme?

Seanca e Asamblesë u mbajt dy ditë pasi liderët e partive parlamentare në Republikën Sërpska, pa përfaqësues të opozitës, nënshkruan planin për veprimin e përfaqësuesve të këtij entiteti në institucionet e Bosnjë e Hercegovinës, i cili përmban 21 pika.

Dokumenti u nënshkrua nga tetë liderë të partive të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, me iniciativën e Millorad Dodikut, president i këtij entiteti dhe shef i partisë më të madhe, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur.

Plani, ndër të tjera, thekson të drejtën për vetëvendosje, “kthimin e kompetencave të marra” nga Republika Sërpska dhe mundësinë që ky entitet t’i ofrojë Federatës boshnjake-kroate “nënshkrimin e një marrëveshjeje mbi shkëputjen paqësore” nëse, siç theksohet, “vazhdojnë veprimet anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe përfaqësuesve politikë nga Federata ndaj Republikës Sërpska”.

Në konferencën për shtyp, pas nënshkrimit të planit, Dodik theksoi se qëllimi i planit është mbrojtja e pronës së Republikës Sërpska, e cila, siç thotë ai, reflekton respektimin e Marrëveshjes së paqes të Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjë e Hercegovinës.

Disponimi i pronës shtetërore në Bosnjë e Hercegovinë u ndalua në vitin 2005, derisa të sillej një ligj në nivel shtetëror, sipas vendimit të përfaqësuesit të lartë të atëhershëm në Bosnjë e Hercegovinë, Paddy Ashdown.

Kjo u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës në disa aktgjykime, duke shfuqizuar ligjet me të cilat Republika Sërpska u përpoq të përvetësonte pronat e paluajtshme.

The post Asambleja e Republikës Sërpska kërkon dorëheqjen e serbëve nga Kushtetuesja e Bosnjës appeared first on Albeu.com.

LSDM zbulon kur hapet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, për t’u ndryshuar
Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, njofton se në fund të pranverës do të fillojë procedura parlamentare për ndryshime kushtetuese, me të cilat Kuvendi do të vendosë për përfshirjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë.

Edhe pse gjithçka varet nga një shumicë prej dy të tretash, Bogoev është optimist se opozita do të mbështesë amendamentet.

“Me përfundimin e procesit të rindërtimit të Qeverisë, pres që të fillojnë bisedat për debatin e gjerë publik për ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo ndodh pas përfundimit të rindërtimit, ai proces i debatit të gjerë duhet të përfundojë diku nga fundi i pranverës dhe fillimi i verës, gjegjësisht muaji maj do të ishte muaji kur do të fillonte procedura për ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha Bogoev.

Ai ka vlerësuar edhe sjelljen e opozitës lidhur me këtë çështje, në radhë të parë të VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski.

“Është për keqardhje që deputetët e VMRO-DPMNE-së nënshkruajnë deklarata të noterizuara, Mickoski dhe liderët partiakë udhëheqin një fushatë për gjoja bullgarizim dhe asimilim, ndërsa në prapavijë shkojnë nëpër ambasada dhe japin garanci se nëse vijnë në pushtet nuk do ta kenë problem ta zbatojnë. amendamentet kushtetuese”, theksoi Bogoev, duke shtuar se VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim shtetëror të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve.

Bogoev bëri të ditur gjithashtu se në tre muajt e ardhshëm do të hyjë në procedurë parlamentare projektligji për vettingun. Sipas tij, Ligji për vettingun e zyrtarëve ishte pjesë e platformës së koalicionit me Aleancën për Shqiptarët./ina

The post LSDM zbulon kur hapet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, për t’u ndryshuar appeared first on Albeu.com.

Rreth 80% e maqedonasve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë
Propozimi francez nuk ka mbështetje nga qytetarët. Hulumtimi i ri i opinionit publik, e përgatitur nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, tregon se 65 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese që synojnë futjen e pakicave të reja, përfshirë minoritetin bullgar.

Duke parë nacionalitetet, analiza tregon se 80 për qind e maqedonasve janë kundër ndryshimeve të tilla, ndërsa kundër janë deklaruar edhe 32 për qind e të anketuarve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e të anketuarve maqedonas thanë se i mbështesin këto ndryshime.

Në varësi të përkatësisë partiake, 59 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa 39 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë për. Kundër janë 89 për qind e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa pro janë 10 për qind.

Gjithsej 69 për qind e qytetarëve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Maqedonia gjatë rrugës për në BE duhet të bëjë revizion historik.

53 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të mbështesin anëtarësimin e vendit në një alternativë siç është Bashkimi Euroaziatik, i udhëhequr nga Rusia. Kjo është një rënie prej 3 për qind krahasuar me vitin 2019 kur 56 për qind thanë se nuk do ta mbështesnin. Në sondazhin e ri, 32 për qind e të anketuarve ishin në favor të një alternative për BE-në./ina

The post Rreth 80% e maqedonasve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë appeared first on Albeu.com.

Franca voton për të mbrojtur të drejtën e abortit në kushtetutë
Asambleja Kombëtare e Francës ka mbështetur një përpjekje për të ruajtur të drejtën e abortit në kushtetutë, e nxitur kryesisht nga kufizimet e shtuara diku tjetër. Ligjvënësit votuan me një shumicë të madhe për të përfshirë një klauzolë që garanton “efektshmërinë dhe aksesin e barabartë në të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë vullnetarisht”.

Sipas BBC, deputetja e krahut të majtë Mathilde Panot, e cila qëndron pas ndryshimit, tha se ishte për t’u mbrojtur kundër “kthimit” të parë në SHBA dhe Poloni. Por projektligji do të përballet me një kalim të vështirë.

Muajin e kaluar dhoma e lartë, Senati, hodhi poshtë një propozim të ngjashëm dhe mendohet se nuk ka gjasa të mbështesë amendamentin e ri. Partitë e krahut të djathtë, të cilat dominojnë Senatin, argumentojnë se të drejtat e abortit nuk janë nën kërcënim në Francë.

Një ndryshim i kushtetutës do të duhet gjithashtu të shkojë në një referendum, megjithëse sondazhet sugjerojnë se më shumë se 80% e votuesve francezë janë pas tij.

Amendamenti i zonjës Panot kaloi pasi siguroi mbështetjen e deputetëve në partinë e Rilindjes në pushtet të Emmanuel Macron, por një referencë për të drejtën e kontracepsionit u hoq.

Shkurtin e kaluar, parlamenti francez votoi për të zgjatur afatin ligjor për abortin nga 12 në 14 javë, ngjashëm me Spanjën fqinje. Është më e ulët se vendet e tjera evropiane, duke përfshirë Suedinë, Holandën, Anglinë, Uellsin dhe Skocinë.

The post Franca voton për të mbrojtur të drejtën e abortit në kushtetutë appeared first on Albeu.com.

Mickoski: I gatshëm për bisedime për heqjen e 20% nga Kushtetuta
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se është i gatshëm për të biseduar për heqjen nga Kushtetuta të 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, por vetëm nëse bisedojmë dhe për fshirjen e parimit të Badenterit por edhe për balancuesin.

Kjo përgjigje e tij vjen pas kërkesës së partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase.

Mickoski ka deklaruar se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të ndalen, të mos i nënçojmë dhe trajtojnë qytetarët shqiptarë si përqindje por si qytetarë të barabartë.

“Nëse mendoni për normën 20%, shumë herë kam thënë se jam I gatshëm të ulem për të biseduar me secilin. Por, kjo është ajo Marrëveshja për Maqedoninë, ku duhet të bisedojmë edhe për “Badenterin” dhe “Balancuesin” dhe në Maqedoni të kemi sistem korrekt ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë të shifrave ose kuotave, por për shkak se vlejnë”, deklaroi Hristijan Mickoski./ina

The post Mickoski: I gatshëm për bisedime për heqjen e 20% nga Kushtetuta appeared first on Albeu.com.