Kushtetuesja shtyn seancën për padinë për operacionin për ndërtimet poa leje, Bardhi: Rama të ndalë shantazhin

Deputeti democrat Gazment Bardhi ka thënë se shtyrja e seancës në Gjykatën Kushtetuese është një taktikë të qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin e kërkesës së 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama se ka bërë presion për këtë çështje dhe shantazh ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Një kryeministër i lejon vetes që për një çështje konkrete të bëjë disa deklarata. Uroj të mos jetë taktikë për të blerë kohë që të vazhdojë shantazhin nga anëtarëve të Kushtetueses. Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta”, tha ai.

Ndër të tjera, Bardhi kërkoi që senaca të vazhdojë, duke thënë se kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Sa i takon pjesës së firmave, ai tha se kërkesë padia nuk rrëzohet ndonëse Grida Duma e Alfred Rushaj nuk janë pjesë e PD-së, pasi në momentin që e kanë firmosur kanë qenë pjesë e Grupit Parlamentar.


Shtuar 11.04.2023 11:15