Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli! U rivendos dinjiteti i ligjit dhe besimi se shteti ka ende busull

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrë, duke e cilësuar atë si një fitore të demokracisë dhe të votës së lirë.

Në një mesazh të publikuar përmes avokatëve të tij, Veliaj shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për një individ, por për qytetarët e Tiranës dhe për parimet e shtetit të së drejtës.

Ai shtoi se ky vendim përfaqëson një mesazh më të gjerë për respektimin e demokracisë dhe të ligjit në vend.

Veliaj falënderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe.


Shtuar 7.11.2025 14:57