Njihuni me parashikimin e motit 13 Dhjetor 2025, temperatura deri në -3 gradë Celsius

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti-Valëzimi forcës 1-3 ballë.

 


Shtuar 13.12.2025 07:24