Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 janar 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut, do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në Veriperëndim dhe Jugperëndim, reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në Verilindje-Lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindja-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.


Shtuar 28.01.2026 07:20