Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit 13 Nëntor 2025

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me orë të gjata me diell që do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat minimale do të ulen në 2 gradë në zonat veriore deri në 8 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Ndërsa temperaturat maksimale, do të variojnë nga 15 gradë në zonat malore deri në 23 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi-Verilindja me shpejtësi mesatare 5 m/s, duke u përforcuar deri në 10 m/s përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 13.11.2025 07:44