Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare që në orët e para të më mëngjesit, më pas reshjet e herëpashershme të shiu prekin pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave me intensitet hera-herës deri mesatar.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje -Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë Jugperëndimorë, kryesisht në orët e mesditës e zonave luginore era fiton shpejtësi 16m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.
