Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 29 Mars 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e Veriut dhe relievet malore në lindje.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika), parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në Lindje të territorit.

Të lidhura

None found

Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.


Shtuar 29.03.2026 07:40

Tags: , ,