Një biznesmen shqiptar ka tentuar të sjellë brendin e restoranteve të Nusretit në Tiranë.
Kështu tha të paktën gazetari investigativ Artan Hoxha edhe pse nuk përmendi emra në asnjë moment. I ftuar në emisionin “TPZ”, Artan Hoxha tah se kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe kishte kërkuar plot 7 milionë dollarë për të sjellë emrin e tij në Tiranë.
“Është njësoj kur një nga këta djemtë në Shqipëri, që rrinë në rrethinat e Tiranës të shkojnë tek Nusreti. Ta sjellin këtu dhe të thonë që kemi sjellë Nusretin këtu. donte njëri që të hapte Nusret në Shqipëri, ai tha po, por dua 7 milionë”, tha Artan Hoxha.
Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit. Në restorantet e tij të cilat janë të shtrira në të gjithë botën vijnë me mijëra njerëz të cilët janë të apasionuar pas shefit të kuzhinës dhe lëvizjes së tij të famshme me kripë. Kostoja? “E kripur” ashtu si edhe stili i kuzhinierit.