Policia po zhvillon një aksion anti-drogë në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur dy gazetarë të “News 24” Klodjana Lala dhe Erys Gjençaj.
Ky i fundit është shtrirë në tokë nga një efektiv policie, ndërsa Lala që e ka filmuar u ka kërkuar ta lirojnë sepse është gazetar.
Në këtë moment, një tjetër efekti shkon drejt Lalës dhe tenton t’i marrë celularin duke i thënë: “Hajde këtu ti…Kush je ti që filmon? Është aksion policer ky.”
“Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte në Varri i Bamit drejt televizionit, konstatuam se po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin.
Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë”, tha Lala./albeu.com