Katër mjekë që janë të punësuar pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza dhe në klinika private janë nën hetim në gjendje të lirë përsa i përkët skemës së mashtrimit me ilacet dhe mjekimin e pacientëve në vendin fqinj jashtë procedurave ligjore. Hetimet në vendin tonë janë kryer nga prokuroret Dorina Bejko dhe Vladimir Mara, të cilët kanë udhëtuar në Itali disa herë javet e fundit.
Ndërsa nën hetim janë mjekët, Edvin Prifti, Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Referuar dosjes ata kanë futur kontrabandë ilaçe tumori nëpërmjet kompanive te dy biznesmenëve te lartpërmendur. Ndërsa ka dyshime se shkresat fiktive në bashkëpunim mes mjekëve shqiptarë nën hetim dhe atyre italianë po ashtu nën hetim realizuan paraqitjen e të sëmurëve të rremë për të cilët firmosej për medikamentin e fortë që më pas dërgohej në Shqipëri dhe shitej në tregun e zi.
Sipas të dhënave përveç ambineteve të QSUT-së, dhe zyrave të mjekëve agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit kanë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre. Një nga banesat ku është kryer kontroll ka qenë edhe ajo e kardiokirurgut të njohur Edvin Prifi, për shakak se ai ështe i pezulluar nga detyra.