Ka hyrë në një fazë të rëndësishme gara për kreun e ri të Gardës së Republikës, ku pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të vitit 2025, Gardën e Republikës e drejton si drejtor i komanduar oficeri i karrierës, Simon Zereci.
Pas hapjes zyrtare të procesit nga Ministria e Brendshme në muajin dhjetor, tashmë disa emra të fortë kanë aplikuar për këtë pozicion.
Albeu.com ka mësuar se janë të paktën katër emra si pretendentë kryesorë për kreun e Gardës.
I pari në listë, si emër që ka punuar më parë në këtë institucion është Vasil Çuni. Përveç tij, kandidat serioz janë eshte eksperti i sigurisë Faik Basha, ish-deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu dhe drejtori aktual i komanduar i Gardës, Simon Zereci.
Kush eshte kandidati per Drejtor i Pergjithshem i Gardes, Vasil Çuni?
Me nje një karrierë e konsoliduar në shërbim të sigurisë te personaliteteve te larta shteterore dhe institucioneve te rendesise se vecante, Vasil Çuni ka mbi dy dekada përvojë në strukturat elitare të sigurisë shtetërore , ku 17 vite nga keto ne Garden e Republikes duke filluar nga njësia e sigurimit të rrugëkalimit te Presidentit, Shef Seksioni ne Njesine Speciale, Shefi i Trajnimeve në Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve dhe ne fund ne pozicionin e Shefit te trajnimeve dhe stervitjes ne Garden e Republikes.
Vasil Çuni përfaqëson një profil shume profesional të formuar mbi disiplinën, përkushtimin dhe integritetin në shërbim të sigurise.
I lindur në Shkodër ne nje familje ushtarakesh te afirmuar më 3 shtator 1978, z. Çuni është oficer karriere me gradën Major(R), i diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Fakulteti i Forcave Tokësore – Specialiteti -Zbulim.
Formimi i tij akademik dhe profesional është pasuruar nga një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, kurset e ndryshme te forcave speciale si dhe drejtimit dhe menaxhimit te trupave, të ndjekura përgjatë viteve 2003–2020.
Gjatë periudhës 2001–2019, ai ka shërbyer në Gardën e Republikës, ku ka mbajtur role të rëndësishme operative dhe drejtuese, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së institucioneve më të larta të shtetit dhe personaliteteve te larta shteterore. Ky angazhim afatgjatë e ka pozicionuar si një profesionist me eksperiencë të thellë në menaxhimin e situatave komplekse të sigurisë dhe në drejtimin e strukturave të specializuara.
Prej vitit 2019, Vasil Çuni ushtron detyrën e Drejtorit të Sigurisë së Personelit ne sektorin bankar, ku vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zbatimin e standardeve moderne të sigurisë institucionale në sektorin financiar, duke harmonizuar praktikat ndërkombëtare me nevojat specifike të tregut vendas.
Edhe gjatë kësaj kohe që shërben në sektorin privat ai jo vetëm nuk ka rreshtur në rritjen e tij profesionale nëpërmjet kurseve e trajnimeve të avancaura duke marrë vlerësime maksimale.
Ai posedon liçensën për trajnim të trajnuesve” “Trainer the trainers” në fushënd e sigurisë fizike dhe asaj të personelit nga Akademia e Sigurise
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, z. Çuni flet anglisht dhe italisht, dhe njihet nga bashkëpunëtorët për korrektësi, seriozitet dhe aftësi drejtuese. Profili i tij përfaqëson një shembull të qartë të profesionalizmit dhe vazhdimësisë në shërbim të sigurisë fizike, sigurisë personelit dhe sigurisë se personaliteteve të larta shtetërore.
Kandidati tjeter, Denis Deliu ka një karrierë të gjatë në forcat speciale dhe ka shërbyer në Njësinë Speciale të Gardës, përfshirë eskortimin e Kryeministrit dhe Presidentit, si dhe në strukturat e vetingut.
Ndërsa Simon Zereci ka mbi tre dekada eksperiencë në Gardën e Republikës, ka drejtuar Njësinë Speciale që prej vitit 2013 dhe ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit.
Kandidati tjeter i rëndësishem, Faik Basha, njihet si ekspert sigurie me përvojë në Forcat e Armatosura, Policinë e Burgjeve dhe drejtimin e strukturave të sigurisë publike dhe private, si dhe me kontribute analitike në media.
Afati i fundit për aplikim ka përfunduar më 30 dhjetor 2025, ndërsa brenda 45 ditëve nga çelja e garës, komisioni i posaçëm i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të përzgjedhë drejtuesin e ri të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.
Procesi pritet të përmbyllet në javët në vijim, ndërsa gara shihet si një test i rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm të Gardës së Republikës. /albeu.com/
