Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar emrin e personit që siguroi skenografinë e Berishës në stadium.
Berisha tha se ishte bashkëshorti i deputetes Blerina Gjylameti ai që solli skenografinë nga Italia.
Basha rikujtoi gjithashtu edhe kërcënimin që i bëri pak ditë më parë ky i fundit deputetit Alibeaj.
Sipas Bashës, bashkëshorti i Gjylametit i kishte thënë Alibeajt se detyra e tij do të përfundonte shumë shpejt dhe se 11 dhjetori ishte afër.
“Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati, të varura nga oligrakia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibejt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me nje kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dh e jemi fëmijë që i shkojmë pas sicc kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”, tha ai./albeu.com/