Më 11 shtator 2001 mbarë bota do të tronditej nga sulmet e befasishme ndaj dy prej qendrave tregtare me te mëdha në SHBA, Twin Towers. Mijëra të plagosur, qindra të vdekur, e mes tyre edhe tre shqiptarët, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
Më 11 shtator, Rrok Camaj si çdo ditë tjetër pune ishte në “South Toëer” (Kullën Jugore), në momentin kur avioni goditi ndërtesën poshtë tij. Ai sapo ishte kthyer nga pushimet në vendlindje në Mal të Zi, ku kishte shkuar së bashku me vëllezërit. Camaj ishte kthyer në Amerikë një ditë më parë më 10 shtator pa e ditur se çfarë e priste.
Ai telefonoi zonjën Camaj në orën 9:14 të mëngjesit, duke i kërkuar që të mos panikosej.
Por ai vdiq kur kulla u shemb në orën 9:59 të mëngjesit Diçka që Camaj kishte thënë në një libër për fëmijë për punën e tij, shërbeu si fjalët e tij të fundit: “Jemi vetëm unë dhe qielli. Unë nuk shqetësoj askënd dhe askush nuk më shqetëson”
Kur vdiq më 11 shtator 2001, Roko Camaj u cilësua si shenjti mbrojtës i pastruesve të dritareve.
Mon Gjonbalaj, ishte edhe ai një punëtor mirëmbajtjeje i ‘ABM Janitorial Industries’, vishte një uniformë çdo ditë teksa shkonte gjithmonë në punë në “South Toëer” në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Ai ishte një anëtar i devotshëm dhe krenar për 30 vjet i Bashkimit Nd ërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (SEIU).
Mon shpesh shfaqej një orë më herët në punë për të konsumuar një filxhan kafe me kolegët e tij, të cilët edhe i kishin vunë nofkën ‘Jambalaya’ për shkak të mbiemrit të tij të ndërlikuar shqiptar.
Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën, shkruan gazeta Drita.
“Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën,” – tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij. “Ai ishte aq i lidhur me atë ndërtesë. Nuk donte ta lëshonte. Për të ajo ishte shtëpia e dytë.”
Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të.
Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.
Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.
Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në Facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t’i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 Shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ‘In Memoriam’, përcjell gazeta Drita.
Vizitorët e shumtë teksa shohin këmishën e Mon mësojnë më shumë për jetën e tij dhe jetët e 2,982 viktimave të tjerë të vrarë në sulmet e 11 shtatorit.
Simon Dedvukaj, 26 vjeç ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. Ai punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake.
Sot në Neë York ekziston fondacioni “Simon M. Dedvukaj”, qëllimi i të cilit është arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.
I lindur në Bronx, Simon Dedvukaj ishte krenar për trashëgiminë e tij shqiptare që në moshë të re.
Atij i pëlqente të dëgjonte histori familjare nga Shqipëria, aty do të takonte edhe gruan e tij, Elizabeta.
Ata u vendosën në rrethinat “Lake Mohegan”, në Nju Jork, dhe do të festonin përvjetorin e tyre të parë në Tetor 2001, një muaj para së ai dhe afro tre mijë njerëz të pafajshëm, u ndanë nga kjo jetë njëzet vjet më parë, 11 Shtator 2001, raporton gazeta Drita.
Simon Marash Dedvukaj ishte një drejtues i mirëmbajtjes në kompaninë “ABM Industries”, ai ishte në punë lart në Kullën e Veriut më 11 shtator./albeu.com