Kush është turisti i zhdukur në Alpet e Shqipërisë, për herë të fundit u pa para 2 javësh (EMRI)

Prej dy javësh, një turist rezulton i zhdukur në Alpet shqiptare. Bëhet fjalë për shtetasin australian David Cameron.

Sipas “Shërbimit të Kërkimit-Shpëtimi Malor i Shqipërisë”, ai është parë për herë të fundit më 13 tetor, ku ishte nisur drejt Thethit dhe do të kthehej sërish në Shkodër, aty ku ai po qëndronte, ku akoma gjenden ende rrobat dhe dokumentet e tij.

Turisti australian është i treti i zhdukur në Shqipëri në pak kohë, pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht kërkimeve të shumta, ata nuk janë gjetur.

Njoftim i rëndësishëm

I riu në foto quhet David Cameron, shtetas Australian dhe ka humbur kontaktet që nga data 13 tetor 2024 rreth ores 8 te mengjesit ku është nisur drejt Thethit, hera e fundit qe eshtë pare është Lugu i Valit Valbonë, vendi ku ndahet shtegu per në majen e Jezerces dhe shtegun qe të dergon per ne Theth, nga kjo pikë ka filluar i vetem udhetimin per ne Theth.


Shtuar 27.10.2024 11:36