Kush është Klea, e dashura dhe korrierja e Laert Haxhiut: Zbardhen atentatet e bujshme në Shqipëri dhe Greqi

Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, Artan Tafani është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Dje janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre.

Mes të arrestuarve është edhe 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, shoqe e Laert Haxhisë.

Dëshmia që zbardhi atentatet e bujshme 

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. Deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.


Shtuar 28.09.2023 10:49