Kush është 51-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Tiranë

Ditën e sotme, të shtëna me armë zjarri, janë dëgjuar në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 51-vjeçar.

Sipas informacioneve, i plagosuri është 51-vjeçari Agim Jazaj.

Gjithashtu, policia informon se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi:

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia.


Shtuar 1.01.2024 13:37