Sot, në Vlorë është gjetur pa jetë në banesë një 46-vjeçar i shpallur i humbur që prej datës 11 janar. Atë e ka gjetur pa jetë nëna e tij.
Mësohet se viktima është Altin Alikaj. Denoncimin për humbjen e tij e ka bërë kushërira, por policia nuk kishte kryer konkrolle në banesë.
Viktima dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa nga këqyrja paraprake në kokë i janë konstatuar plagë. Dyshohet se ai është goditur me sopatë dhe se ai mund të jetë vrarë.
Burime konfirmojnë se është ulur automatik dhe qentë e komshinjve janë helmuar për të mos bërë zhurmë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.