Gazetarja Anila Hoxha në studion e “Top Story” foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse ende s’kemi një drejtues të ri të BKH. Gjatë bisedës në studio, Anila Hoxha tregoi detaje se kush e zbuloi të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u arrestua me bujë të madhe gjatë një operacioni policor.
Sipas gazetares Anila Hoxha, nuk ishte kreu i SPAK, Altin Dumani, por kandidatja aktuale, prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është e vetmja kandidate femër që synon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Doloreza Musabelliu, e vetmja femër kandidate, garon përballë Elvin Gokës, Adnan Xholit dhe Klodian Brahos për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.