Kush e vrau Joyn?! Pritet të merret në pyetje një tjetër punonjëse e kazinosë

Detaje të reja dalin në lidhje me ecurinë e hetimeve për vrasjen mistrioze të 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko.

E reja fatkeqe u dhunua barbarisht verën e vitit të kalur dhe pas 6 muajsh në koma ndërroi jetë në Kenia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një tjetër punonjëse e kazinosë do të merret në pyetje në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko

Policia është në pritje të urdhrit që të japë prokuroria për të shoqëruar punonjësen e kazinosë. Dëshmia e saj pritet të ndihmojë në zbardhjen e vdekjes së kenianes. Keniania 22 vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino. Në trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë. Dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira.

Disa ditë më parë Ministria e Drejtësisë dërgoi në Kenia një letërporosi në lidhje me vdekjen ende të pazbardhur të Joy Aokos.
Ndërkohë në vendin tonë janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekpsertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e të resë nga Kenia.

Me mbërritjen e përgjigjes nga shteti afrikan, përfundimet e ekspertëve shqiptarë do të analizohen në mënyrë që të gjendet një version përfundimtar i ngjarjes.
Disa aparate celulare janë gjithashtu duke u verifikuar, mes të cilëve edhe ai i shtetasit Rodi Baçi, ish-shoferi i kazinosë ku punonte e reja dhe i përfolur si ish-i dashuri i viktimës.

Ende nuk është konfirmuar gjetja e ndonjë të dhëne me vlerë dhe që do të përcaktonte hetimet nga kontaktet e viktimës me persona të dyshimtë të përfshirë në ngjarje. Kujtojmë që disa ditë më parë Rodi Baçi u mor në pyetje, gjithashtu edhe disa shokë të tij, me qëllim për të ndeshur ndonjë element të dyshimtë apo kontradiktor që mund ti çonte hetuesit drejt një piste konkrete për ngjarjen./albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 12:23