Kush e donte në “burg” Arben Ahmetajn? Ish-zv.kryeministri hap “letrat: Dikush në parti me tha “do ikësh në të sëmës”

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka bërë një tjetër reagim, ku hedh poshtë të gjitha akuzat e SPAK ndaj tij.

Ndërsa parlamenti është mbledhur në një seancë urgjente dhe pritet t’i heqe imunitetin për t’i hapur rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Ahmetj me anë të një reagikmi të gjatë ka hedhur poshtë çdo akuzë.

Ahmetaj thekson se akuzat e tij janë sulme të pastra politike, madje të organizuara jo vetëm nga opozita, por edhe nga “miqtë” e tij brenda Partisë Socialiste.

Sipas Ahmetajt dikur në një forum partie dikush nga të “tijët” i ka thënë se shumë shpejt do ikë në të “sëmës”.

Edhe pse nuk jep emra, Ahmetaj lë të kuptosh se gishtin e ka drejtuar tek një nga zyrtarët dhe drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste.

E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave,  ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia”, shkruan Ahmetaj.

/AlbEu.com/


Shtuar 14.07.2023 10:17