Kush do jetë kreu i ri i FSHF? Artan Hoxha bën parashikimin e papritur

Gazetari investigativ Artan Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka parashikuar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas tij, Armand Duka është gati të fitoje mandatin e gjashtë dhe sipas tij do ta fitojë patjetër.

“Topi eshte i Dukes, penalltine e gjuan vetë…

Duket sikur ky status eshte shkruar sot, por në fakt eshte shkruar në te njejten date, 4 vite me pare, kur Duka ishte në fushate për te fituar mandatin e peste.

Tashme Duka eshte gati të fitoje mandatin e gjashte dhe do ta fitoje patjeter.

Don Duka dhe Rama jane të pakonkurueshem në kete vend, mund të marrin mandate deri sa te nderrojne jete, pasi nuk kane opozite perballe, ose e kane asgjesuar opoziten nga faqja e dheut..

Urime per mandatin e gjashte Don Armando.

Tashme FSHF-ja eshte kompania private e biznesit, në te cilen ben aksioner ke të duash, ose shkarkon nga puna cilindo, pa brerje ndergjegje ….”, shkruan Hoxha./albeu.com


Shtuar 19.01.2022 09:15