Kurti përfundon takimin me Borrell në Bruksel, nis Vuçiç, i pranishëm dhe Lajçak

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, sot rreth orës 08:00 nisi takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas Kurtit, ai ka nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Krahas Borrellit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.


Shtuar 21.11.2022 09:31