Kurti nxjerr hartën ku u rrëmbyen policët e Kosovës: Provat janë të qarta, KFOR-i nuk ka reaguar

Kryeministri i vendit Albin Kurti në një konferencë për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë deklaroi se provat e prezantuara nga ai i ka edhe KFOR. Ai tha se tre policët ishin 370 metra në brendësi të kufirit të Kosovës.

Kurti ka publikuar foton e hartës ku ka ndodhur rrëmbimi i policëve dhe deklaroi se ngjarja ëshë shënuar brenda territorit të Kosovës.

Kurti: Këtu e kemi një foto të hartës ku mund të shihni se si vendi ku janë rrëmbyer tre policët ndihet 1 km larg kufirit në thellësi të territorit të Kosovës. Rrëmbimi ka ndodh në këtë vendin që është thellë, është 1 km larg kufirit në njërën anë që i bie të jetë pjesa veri perëndimore, pastaj 670 m larg pjesa veriore, 300 metra në jugperëndim. Kemi foton edhe e rrugës së prerë që shihet qartazi se nuk kanë mundur të kalojën tutje siç pretendon Serbia, që paskan shkuar në Serbi dhe qenkan arrestuar, bëhet fjalë për rrëmbim në Kosovë.  Kjo rruga e prerë është bërë për të ndalur 16 shtigjet ilegale që janë bërë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë për tejkalim të kufirit sic pretendon Serbia. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, policia e Kosovës dhe janë gjendur gjurmët e këpucëve të huaja në drejtim të Serbisë, por edhe prangat lidhëse plastike, si është e mundur që pretendojnë se janë arrestuar në Serbi ku prangat janë në vendin që themi ne.

Kryeministri tha se nuk e kupton heshtejen e KFOR. Sipas tij, provat janë të qarta dhe reagimi i tyre zyrtar duhet të ishte bërë para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Kurti: Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti se as të nesërmen me këtë të vërtetë që po e shfaqim para jush, nuk del KFOR. Ky vend është qartazi në Kosovë, edhe automjeti edh e ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për 2 formacione të armatosura të Serbisë që kishin hyrë në territorin tonë me të cilat duhet të merrej KFOR-i. Dy njësitë serbe duket që kanë bërë vëzhgim dhe më pas rrëmbimin. Nuk bëhet fjalë për arrestim, arrestimin e ka bërë policia e Kosovës për kriminelin Millun Millenkoviç. Vetë policët kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë. Ne me partnerët tanë i ndajmë informatat, por heshtja e tyre nuk i kontriubuon deskalimit dhe drejtësië. Nuk ka kuptim që për një njgjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se policët janë arrestuar brenda territorit të Serbisë. Por Kurti, në konferencën për mediet deklaroi se ka folur mbrëmë me Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë Havenier me të cilët ka diskutuar situatën e sigurisë.

Kurti: I kam thënë që pres informacion nga KFOR para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në orën 07:00. Por, asnjë informacion. Ne kemi shkuar me iformacionet tona, të cilat janë të sakta. Serbia thotë se i ka arrestuar, por është përpjekje për të deformuar rrëmbimin në territorin e Kosovës. Ky është akt agresioni. Unë jam në kontakt me ta (ndërkombëtarët) dhe do t’i takoj dhe sot. Do të zhvillojmë vizita në ambientet e burgut ku po mbahen policët./Albeu.com. 

 


Shtuar 15.06.2023 09:16