Kurti nuk bën kompromis! Flet në BBC: Kryetarët do vijojnë të bëjnë detyrën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për programin e mëngjesit në median angleze “BBC” në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai ngriti pyetjen duke thënë se nëse nuk do jenë kryetarët e zgjedhur, atëherë kush tjetër duhet të jetë në ato ndërtesa.

“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë. Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj”, ka thënë Kurti për “BBC”.

Edhe njëherë tjetër ai përsëriti qëndrimin se SHBA dhe BE janë partnerët e padiskutueshëm të vendit, ndërsa sipas tij nuk do të lejojë që një republikë demokratike të bjerë në duart e një milicie fashiste. Serbët në Kosovë sipas tij nën trysninë e Beogradit zyrtar nuk lejohen të kenë më shumë se një parti, ndërsa Lista Serbe sipas tij,  gjithmonë e më shumë po urrehet në vend.

Për Escobar tensionimi i situatës erdhi pasi Kurti refuzoi të dëgjonte komunitetin ndërkombëtar. Përpjekjet tona për tu koordinuar me qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, dhe nuk shohim ndonjë vlerë në këtë dhe tashmë janë gati të zbrazura, vazhdoi fjalën e tij Escobar, duke konfirmuar edhe njëherë qëndrimin kundërshtues për ndërhyrjen në veriun e Kosovës.

Ai kërkoi menjëherë zgjidhjen e situatës. Për përfaqësuesin amerikan Kosova duhet të nisë punën për krijimin e Asociacionit, ndërsa kërkoi që Policia të tërhiqet nga komunat pa kushte, dhe të përgatiten zgjedhjet e reja.

Të hënën, i dërguari i BE Mirosllav Lajçak dhe Escobar do të bëjnë një vizitë në Prishtinë për tu takuar me liderët e vendit dhe për të filluar bisedimet për zgjidhjen e situatës.


Shtuar 4.06.2023 11:34