Kurbin/ Qëllonte me armë në gjendje të dehur, vihet në pranga 35-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, nga fshati Mali i Bardhë Kurbin, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar më armë zjarri, por fatmirësisht pa të plagosur.

Menjëherë banorët e fshatit kanë njoftuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të personit të armatosur.

Sakaq, ky i fundit nuk është bindur policisë duke hapur zjarr dhe në këtë rast nuk ka patur të plagosur.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rasim Mihana, është vënë në pranga nga policia e Kurbinit, e cila po heton shkaqet e ngjarjes.


Shtuar 27.12.2023 09:25