Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit.
Mijëra qytetarë ashtu si çdo vit kanë falur namazin e Barjamit mëngjesin e kësaj të shtune në Sheshin Skëndërbej, në sheshet kryesoret të qyteteve në të gjithë Shqipërisë si edhe në Xhami.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.
Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë. /albeu.com