“Kur të dalësh nga këtu”/ Çfarë ftese i bëri Ermal Mamaqi-Mozës në “Ferma VIP”?

Spektakli i radhës i “Ferma VIP 3” ka sjellë momente të veçanta dhe diskutime të forta mes protagonistëve, duke vendosur në qendër të vëmendjes fermeren Mimoza Ahmeti dhe opinionistin Ermali Mamaqi.

Gjatë një bisede në studio, Mimoza komentoi situatën e krijuar rreth Akilit, duke u shprehur se e gjithë dinamika po zmadhohet më shumë seç duhet. Sipas saj, megjithatë, ai arriti një sukses të rëndësishëm, pasi mori një pjesë të madhe të vëmendjes së publikut. “Në fund të fundit, Akili bëri një arritje, sepse gjysma e emisionit iku me të”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se strategjia e tij funksionoi.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, Ermali Mamaqi jo vetëm që ra dakord me këtë analizë, por bëri edhe një deklaratë që surprizoi jo pak. Ai sugjeroi që gara të mbyllej që në këtë fazë dhe fituese të shpallej pikërisht Mimoza Ahmeti. “Për mendimin tim, ta mbyllim që sot fermën dhe ta fitojë Moza”, tha ai, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen mbi të.

Megjithatë, kulmi i bisedës erdhi me një tjetër deklaratë të papritur nga Ermali, i cili zbuloi se kishte diskutuar edhe me Amin për një ide të pazakontë. Ai i bëri ftesë Mimozës që, pas përfundimit të spektaklit, të shkonte të jetonte me ta.


Shtuar 31.03.2026 11:55