Kjo fillim jave paraqitet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje. Deri në orët e pasditës reshjet do të jenë të pakta në zonat veriore, pjesërisht ato qëndrore dhe shumë më pak në zonat jugore. Temperaturat maksimale nuk pritet të kalojnë më shumë se 16 gradë celcius.
Por orët e pasdites shtojnë dendësinë e reshjeve duke bërë që gjithë teritori shqiptar të kalojë ndikimin e prezencës së reshjeve. Në zonat verilindore, darka do të mirpres edhe reshjet e dëborës.
Përmirësim i këtyre kushtefe atmosferike pritet të martën, në pjesën e dytë të ditës, bën me dije meteorologu Hakil Osmani.
E marta dhe e mërkura sjell një rënie të ndjehsme të tempreaturave, duke arritur deri në -4 dhe -5 gradë në zonat malore, ndërsa maximalet do të luhaten në vlerat 13-14 gradë.
Dita e enjte dhe në vazhdim sjell një motë kryesisht të kthjellët gjithashtu dhe rritjen e temperaturave të ajrit.
Kjo gjendje pritet deri ditën e shtunë, ndërkohë që e diela ka sinjale të përfshihet sërish nga reshjet./albeu.com/