Kur lulet e dhomës fillojnë të vyshken veproni kështu, do të përmirësohen shumë shpejt

Mos i ujisni lulet me insekticide, thjesht provojeni këtë truk

Lulet e dhomës, jo vetëm që ofrojnë komfor dhe ngrohtësi në banesën tuaj, por edhe shtojnë përqendrimin e oksigjenit në dhomë.

Fatkeqësisht, ndodh që lulja të fillojë të vyshket nga arsye të panjohura.

Gjendjes së këtillë mund t’i kontribuojnë dëmtues të imët, mizat e vogla, të cilat vështirë shihen me sy.

Fatmirësisht, ekziston një truk i thjeshtë i cili ju mundëson që shpejt t’i hiqni qafe mizat e vogla nga saksitë e luleve.

Për t’ia arritur këtij qëllimi ju nevojiten vetëm disa fije shkrepëseje të zakonshme.

Vetëm ngulni me kokë në dhe në distancë prej 5 cm nga skaji i saksisë dhe ujitni lulet. Pas dy ditësh, zëvendësoni fijet e shkrepëses me fije të reja, ndërsa pas dy ditësh mizat do të zhduken.

Përse duhet vënë fijet e shkrepëses në saksi të luleve?

Që tani nuk keni nevojë t’i ujisni lulet e dhomës me insekticide. Fosfori dhe squfuri, të cilët gjenden në kokën e fijeve të shkrepëseve, depërtojnë në dhé në mënyrë të sigurt e lirojnë lulen nga miqtë e paftuar.

Shtuar 7.10.2022 14:50