Kur jeta e mund vdekjen, dy motrat shpëtohen nga rrënojat pas 101 orësh, 15-vjeçarja: Më ka marrë malli për akullore

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturinat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

Ata gjithashtu luajtën muzikën që ajo kërkoi.

Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra (500 milje) nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş./Albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 11:47