Kur do të bëhet rritja e pagave? Rama jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama ka postuar ё Facebook bllokun e pallateve në Golem që është gati për 45 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Mirëpo, çfarëdo që Rama të publikojë në Facebook, qytetarët i shqetësojnë dy gjëra, rritja e çmimeve dhe pagat jo të kënaqshme.

Të lidhura

None found

Një qytetar i drejtohet Ramës në koment duke i thënë se nuk e përballojnë dot çmimin e naftës 200 lekët me rrogën që kanë.

Kreu i qeverisë i përgjigjet duke i thënë se çmimet në pazar i ul dhe i ngre tregu, jo qeveria. Ndërsa nuk harron të theksojë se çmimi i energjisë në vend nuk po ndryshon pavarësisht krizës.

Qytetari: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…

Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga tërmeti.

Një tjetër qytetar i komenton duke i thënë se, mirë çmimet i rregullon tregu, po rrogat kush i rrit, ndërsa shton se paga që marrin në muaj nuk u mjafton as për të blerë gaz për gatim.

Rama i përgjigjet duke i thënë se rrogat janë vendosur në buxhet dhe hyjnë në fuqi më 1 qershor. Nëse rrogat rriten sipas dëshirës, thotë kreu i qeverisë, shtetet bien, siç ra Shqipëria në vitin 1997.

Qyetari: Evertet esht qe çmimet i ul dhe i ngre tregu dhe jo Rama. po pagat rrogat kush i ngre tregu .ke 6 muaj qe ti thua se qeveria do ngrei rrogat.mas 2 oresh u ngrejten çmimet ktu tek ne.ti thua do te ngrej pensionet 5 % .5 % nuk mjafton per te blere gaz per te gatuar o Rama .mblidh mendjen

Rama: Rrogat jane vendosur ne buxhet dhe si gjithmone rritja hyn ne fuqi ne 1 qershor, ndersa mendjen duhet ta mbledhin ata qe i bejne hesapet pa hanxhine, sepse po te rriteshin rrogat sipas deshires e jo sipas mundesive, Gjermania do t’i kishte cuar 10 mije euro per person, po ja qe nuk e ben, sic nuk e ben askush, sepse bien shtetet, sic ra Shqiperia ne 1997-en!/albeu.com

 


Shtuar më 11.02.2022 16:47

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş