Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj bën me dije se protesta do të zhvillohet më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Ai thotë se kjo protestë do të mbahet kundër hajdutërisë dhe kundër pushtetit, që edhe kur vendi përmbytet nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Qëllimi kryesor i saj është dorëheqja e Edi Ramës.
Postimi i Adriatik Lapaj
Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!Kundër hajdutërisë. Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kundër largimit nga atdheu. Për dorëheqjen e Edi Ramës!
