Në këto ditë të fundvitit, mëngjeset dhe mbrëmjet në Kukës, po shoqërohen me mjegull të dendur dhe ngrica në rrugët nacionale dhe rurale, të cilat përbëjnë një rrezik të madh për automjetet.
Shkak për këtë situate, janë bërë temperaturat tepër të ulëta dhe ndalimi i reshjeve të dëborës.
Edhe qyteti i Kukësit është mbuluar nga mjegulla e dendur, mëngjesi e sotëm duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka pasur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit, dendësia e mjegullës është e madhe.
Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për shkak të kufizimit të fushëpamjes deri në 30-40 metra.
Shpesh herë fenomeni i mjegullës së dendur, bëhet edhe burim aksidentesh por deri më tani nuk ka raportime për aksidente.
Mjegulla ka mbuluar edhe siperfaqen ujore të liqenit të Fierzës.