Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.
Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës Ivi Kaso, ka kërkuar mospranimin e ankimimit.
Seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.
Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.