Në zonën e Mirakës, kanë filluar punimet për shtrimin e rrugës në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”.
Punimet kanë për qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks.
Qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje, ndërsa punimet pritet të zgjasin deri më 20 shkurt.
Autoritetet e ARRSH kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë periudhë.
Njoftimi i ARRSH:
Në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks
Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt. Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës!
