Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe në qëndrat shëndetesore dhe urgjencë
Simptomat shfaqen fillimisht me lodhje të theksuar, dhimbje trupi dhe temperaturë, ndërsa në ditën e tretë apo të katërt kolla bëhet më e fortë dhe shfaqen sekrecione respiratore.
Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos e neglizhojnë lodhjen apo këputjen e trupit, pasi situata mund të përkeqësohet dhe të kërkojë trajtim të specializuar.
Grupmoshat më të rrezikuara mbeten të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike apo imunitet të dobët, për të cilët kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar.
Mjekët këshillojnë gjithashtu respektimin e rregullave bazë të higjienës, ushqyerjen e shëndetshme me perime dhe zarzavate, shmangien e ambienteve të mbyllura dhe ajrosjen e shpeshtë të ambientit, si masa të domosdoshme për parandalimin e gripit
