Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me deputetin e Partisë Demokratike Belind Këlliçi për ta këshilluar atë që të shmangnin aktet e dhunës.
Meta ka publikuar gjithashtu edhe SMS-të me deputetin, për të treguar që ka qenë kundër dhunës në selinë blu.
Ai shtoi se nuk ka patur njerëz në oborrin e PD-së siç është akuzuar, madje sipas tij ai ka kërkuar nga mbështetësit e Berishës që të mos ushtrojnë dhunë.
Fjala e Metës:
Të shtunën në 10:24. Kur pash makinat në oborrin e PD , e vlerësëova si një moment provokativ. E mora në telefon, nuk ma hapi dhe pastaj me shkruan se sa mbaroi një mbledhje me të rinjtë e PD-së.
I them: Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr sepse është provokim. “Po po nuk behet fjalë”, më thotë ai.
Në 11.10, 20 minuta para se të hapej dera. I them: Mos humbni kotrollion paqësor të protestës. “Po” më thotë.
Më herët, presidenti deklaroi se ka se ka nisur procedurat për të shpallur datën e zgjedhjeve për bashkitë që nuk kanë kryetar.
Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.
Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.
Presidenti tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.
Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë./albeu.com/