“Kujdes, droni po ju vëzhgon”, policia: Ndëshkime për shoferët që nuk pozicionohen në krahun e djathtë (VIDEO)

Në këtë video të ?*Dronit edukues*? dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me ✅ përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me ❌ shkelësit.

KUJDES‼️

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!