“Kufomë ambulante me kapelën e Trump”, Rama ironizon Berishën: PD ofroi për Kryeministër gomarin që nuk fluturoi

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me deputetët socialistë.

Ai e quajti Berishën, kufomë ambulante me kapelën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Rama: Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.

E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021.

Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.


Shtuar 26.05.2025 19:13

Tags: ,