Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë. Por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave.
Ka qenë kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, e cila ka zgjedhur t’i bëjë një urim të veçantë.
Në rrjetet sociale, Ristani ka publikuar një foto të dhjetë viteve, kur Veliaj ka festuar ditëlindjen e tij të 36 në ambientet e Bashkisë së Tiranës me stafin e tij.
Ristani ka rikujtuar shprehjet e tij më tipike dhe momentet e veçanta të festës surprizë të organizuar nga stafi.
“Kjo foto nga ditëlindja jote e pare ne BT, për 36 vjetorin me bën sot veçanërisht kuptim. Unë kisha mbledhur gjithë shprehjet e tua me tipike dhe i printuam ne bluza për te gjithë. E preferuara ime ishte “Shtriju tek dera deri sa te mbarosh pune”, mënyra jote per te na bere te ishim po aq këmbëngulës e absolutisht te pa dorëzuar si ty. Ishte shume e bukur kjo feste “surprize” kur lexonim njeri-tjetrin dhe fytyrat na ndriçonin shprese. Mediat shkruan “çunat e kryetarit” i bëjnë dhuratën e veçantë! Aty kuptova qe puna ime ishte pune “çunash” dhe se media nuk di asgjë, po asgjë fare! Dy te vërteta te pandryshueshme! Sot te kam ne mendje si cdo dite dhe urimi nuk i ben drejtësi shpresës qe kam per ty! Me dashuri, anu”, shkruan Ristani.
View this post on Instagram
