Ditën e sotme, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Tom Doshit në Prokurorinë e Posaçme. Tom Doshi, është parë i buzëqeshur teksa ka shkëmbyer batuta me gazetarët.
Kujtojmë se Tom Doshi është paraqitur në SPAK edhe disa muaj më parë, më 24 shkurt të këtij viti.
Pas daljes nga SPAK, Tom Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.