Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është bërë baba për herë të tretë. Ai e ndau lajmin e gëzuar me publikun përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij, Kaona.
“Jemi të lumtur që familja jonë u bë edhe më e madhe. Bashkë me Emirën dhe vajzat tona, Knidën dhe Erenën, mirëpritëm Kaonën në jetën tonë,” shkroi Konjufca, duke shprehur emocionet për këtë moment të veçantë.
Të lidhura
None found

Familja Konjufca tashmë feston ardhjen e anëtares më të re, duke ndarë këtë gëzim me miqtë dhe ndjekësit. Urimet për prindërit e lumtur nuk kanë munguar nga figura publike dhe qytetarë të shumtë.
