Kryesojnë të majtët në zgjedhjet e pjesshme që nga rezultatet e kutive të para/ Kandidatja socialiste, Brunilda Mersini mbizotëron me 64 vota në Vlorë, ja si renditen të tjerët

Ka nisur numërimi i votave për Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ. Sipas raportimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora shënoi pjesëmarrjen më të ulët nga të gjitha bashkitë, me vetëm 12.54% të votuesve të regjistruar që morën pjesë në zgjedhje.

Numërimi i kutisë së parë në KZAZ 85 tregon se Brunilda Mersini ka marrë 64 vota, Dionis Sota 12 vota, Gjergji Nika 8 vota, ndërsa 8 fletë votimi rezultuan të pavlefshme.


Shtuar 9.11.2025 22:18