Kryesia e PD-së zyrtare merr vendimin, më 20 qershor mbahet Këshilli Kombëtar, kandidatët një muaj kohë për fushatë

Kryesia e Partisë Demokratike mori sot vendimin që të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor, në mënyrë që të nisë organizimi i procesit për zgjedhjet e kreut të ri.

Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë. Ndërkohë pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023.

Nga data 24 qershor deri në datën 27 korrik do të mbahet fushata zgjedhore e kandidatëve, teksa zgjedhjet janë më 29 korrik.

Ndërkohë, Kuvendi i jashtëzakonshëm statutory pritet të mbahet Brenda muajit shtator.

Mbledhja e kryesisësë PD u mbajt me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.


Shtuar 15.06.2023 22:43